Tjetër skandal në Serbi, tifozët e shndërrojnë stadiumin në një arenë lufte (VIDEO)
Pëlqej
Futbolli serb nuk ka të ndalur me dhunat dhe skandalet nëpër stadume. Në derbin Cërvena Zvezda – Partizani i Beogradit, është bërë rutinë që të ketë incidente jashtë fushës, të cilat janë të pashmangshme.

Takimi përfundoi 2-1 në favor të Cervena Zvezdës, por pavarësisht fitores të ekipit vendas, tifozët në shkallët e stadiumit e shndërruan këtë takim në një arenë lufte.

Ultrasit e pandreqshëm serbë, çanë rrethimin e tribunave ku ishin pozicionuar dhe vrapuan për tu përleshur me njëri-tjetrin. Pamjet flasim qartë. Nuk mungoi edhe tensioni në fushën e lojës. U akorduan 10 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2018, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori