Pamje tmerri po qarkullojnë në internet, nga ndeshja Grin Bufalos-Nkana e cila përfundoi 5-0 për vendasit, në kampionatin e Zambias.
Një tifoz i Nkana u fut në fushë, pas rezultatit turpërua nga skuadra e tij dhe rrezikoi të mbetej i vdekur aty.
Ai tentoi të sulmonte trajnerin e skuadrës së zemrës, teksa ishte tejet i irrituar për atë që po shikonte në fushë.
Megjithatë në fushë u fut menjëherë
policia, që filloi të ndiqte në stadium tifozin, duke e kërcënuar se do e qëllonin, nëse nuk largohej.
Në
video shfaqet polici teksa e ndjek lojtarin me armë në dorë, duke tmerruar të gjithë
lojtarët, por edhe tifozët e pranishëm.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 23:45