Tragjedi në futboll, 74 të vdekur (VIDEO)
Të paktën 74 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve pas ndeshjes së futbollit në qytetin egjiptian Port Said. Trazirat dhe përleshjet filluan pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Al Masryja dhe Al Ahlyja, kur shikuesit depërtuan në fushën e gjelbër.

Vendësit e Al Masry fituan ndeshjen me rezultatin 3:1, kurse tash për tash ende nuk është e njohur se çka e shkaktoi valën e dhunës së paparë.

Në mesin e të vrarëve ka edhe pjesëtarë të forcave të rendit, raportojnë agjencitë.

Pos këtij kaosi në Port Said, trazira pati edhe në ndeshjen e luajtur në kryeqytetin Kajro, por nga atje nuk ka informata për të vdekur por thuhet se stadiumi në Kajro është djegur. /albeu.com/


Shtuar më 01/02/2012, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori