Tragjedi në familjen e 19 vjeçarit nga Elbasani, pak orë më parë kishte humbur njeriun e dashur (FOTO LAJM)

Ledio Cërriku sot do të ishte duke pritur ditëlindjen e tij të 20-të, por ndërroi jetë tragjikisht në një aksident në Itali.

Djaloshi nga Elbasani humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Kremona pasi u përplas nga një furgon, ndërsa po shkonte me motorrin e tij në punë.

Në shkrimin e fundit në "Facebook', Ledio ka ndarë humbjen e dajës. Ngjarje kjo e ndodhur në 18 gusht të po këtij viti.

Miq e të afërm kanë shprehur ngushëllimet duke shprehur mesazhe prekëse në rrjetet sociale.


Shtuar më 20/08/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori