Çudit trajneri i Portugalisë: Nuk jemi favoritë
Pëlqej
Trajneri i ekipit portugez, Fernando Santos, është i qartë në mendjen e tij për sa i përket pritshmërive në Botërorin "Rusia 2018", duke thënë se nuk janë favoritë për të fituar Kupën e Botës.

"Në Euro 2016 nuk ishte Brazili, Argjentina, Kolumbia apo Uruguai, le të jemi të sinqertë, ne jemi kandidatë, por jo favoritët" ka thënë Santos.

63-vjeçari e sheh vendin e tij në mesin e më të mirëve në Kupën e Botës 2018, por e di se ka ekipe të shkëlqyera në këtë Botëror të cilat janë shumë të fortë se ekipi i tij.

"Ne gjithmonë luajmë me futboll të mirë, ka që luajnë më mirë, por edhe ne luajmë mirë. Nuk është e bukur?" thotë portugezi më pas. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori