Tramezzani pranë klubit italian, marr me vete edhe 2 lojtarët e Kombëtares
Paolo Tramezzani mund të rikthehet për të punuar në futbollin italian.

Ish-ndihmës trajneri i Kombëtares së Shqipërisë është kontaktuar nga skuadra e njohur italiane Livorno. Pas 13 javëve në Serie B, Livorno ka grumbulluar vetëm 10 pikë dhe pritet të bëjë ndryshime në bankën rezervë.

Drejtuesit e klubit kanë telefonuar Tramezzanin dhe pritet t’ia besojnë stolin.

Ish-trajneri i Luganos, Sionit dhe Apoelit pritet që me vete t’i marrë edhe dy futbollistë shqiptarë. Fjala është për sulmuesin Shkëlzen Gashi si dhe qendërmbrojtësin Arlind Ajeti.

Që të dy anëtarët e Kombëtares së Shqipërisë janë të lirë e pa klube dhe pritet t’i bashkohen Tramezzanit te Livorno.
Shtuar më 25/11/2019, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori