Tre pikë me shumë vuajtje për Milanin përballë Veronës (VIDEO)
Milani ka shënuar fitoren e dytë në sezonin e ri të Serie A.

Rosonerët kanë mposhtur Veronën me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së tretë.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Piatek nga penalltia në minutën e 68-të të ndeshjes.

Nga minuta e 21-të Hellas Verona ishte me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Stepinskit.

Në fund të ndeshjes me të kuq u ndëshkua edhe Davide Calabria.

79 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Amir Rrahmani që bëri një paraqitje shumë të mirë.

Me këtë fitore, Milani grumbullon gjashtë pikë aq sa ka edhe Torino, Napoli dhe Atalanta që ndajnë vendin nga 4-7.
Shtuar më 15/09/2019, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori