Tremben tifozët e Juves, Ronaldo mendon largimin
Aventura e Cristiano Ronaldos në Itali mund të përfundojë më shpejt sesa mendohej.

Sajti spanjoll "Diario Gol" shpjegon arsyen se pse portugezi mund të largohet nga Juventus.

Ronaldo u kishte thënë drejtuesve të torinezëve se donte 2 lojtarë për vitin tjetër.

I pari është Joao Felix. Ylli i Benfikës kërkohet me ngulm nga Juventus, por sipas mediave lojtari preferon Manchester Cityn. Pep Guardiola e sheh 19 vjeçarin si pjesë të projektit për të ardhmen.

I dyti është Marcelo. Braziliani është mik i ngushtë me Ronaldon, por drejtuesit e bardhezinjve po tentojnë të rinovojnë me Alex Sandron.
Kjo ka sjellë pakënaqësi tek Ronaldo, i cili mendon rikthimin tek klubi ku u bë ylli i futbollit botëror, Manchester United.

"Djatjë" së fundmi kanë lidhur marëveshje me kompaninë e makinave Chevrolet dhe imazhi i Ronaldos do të sillte të ardhura të konsiderueshmë në arkat e klubit.

Për të shkëputur luzitanin nga Juventusi, anglezët kanë gati një ofertë prej 140 milionë eurosh për italianët dhe 34 milionë në sezon për lojtarin.
Shtuar më 11/05/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori