"Tris" City-t, Arsenal fiton Superkupën e Anglisë (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali është fituesi i SuperKupës së Anglisë, ose i njohur ndryshe si Community Shield. Djemtë e Arsen Wenger mposhtën kampionët e Premier League-s, Manchester City me rezultatin 3-0 në takimin e zhvilluar në mitikun "Wembley".

Fituesit e FA Cup mbyllën gjithçka që në 45 minutat e para teksa gjetën dy herë golin me anë të Cazorla dhe Ramseyminutat 21 dhe 42.

Pjesa e dytë nisi me "Citiziens" në kërkim të barazimit por ishte skuadra londineze ajo që gjeti golin e tretë në minutën e 61 me anë të Olivier Giroud.

Ky është trofeu i parë sezonal për Arsenalin, që këtë verë ka bërë një merkato shumë aktive. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori