Tritol në palestrën e VIP-ave në Tiranë, ja personazhet e njohur (FOTO)

Klea Huta
Zbulohet palestra që u hodh në erë mëngjesin e sotëm nga tritoli. Bëhet fjalë për palestrën “Tirana CrossFit” që është shumë e frekuentuar nga persona të njohur për publikun, si Klea Huta, Olta Boka, Turjan Hyska, Fjodora Fjora, Arbër Çepani, Mërgim Mavraj, Arjola Prenga, etj.

Policia po heton në pistën e konfliktit që banorët përreth palestrës kanë patur me pronarët e kësaj të fundit për shkak të zhurmës që shkaktohej gjatë ditës nga veglat, shkruan Newsportal.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Më datë 07.02.2017, rreth orës 05:32, në afërsi të Kopështit Botanik, tek një palestër, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë të dyshuar eksplozive në murin e jashtëm të palestrës.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale (thyer xhamat). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.
Shtuar më 07/02/2017, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori