Tronditet Italia, atleti 16-vjeçari ndërron jëtë në gjumë
Sporti italian ka përjetuar një tragjedi të ngjashme me atë të Davide Astorit, përpara një viti. Këtë herë jo në futboll, por në atletikë. David Cittarella, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare, duke tronditur të gjithë Italinë.

Babai i tij ishte i pari që e ka gjetur djalin e tij të pajetë në dhomën e gjumit. Sipas ekzaminimit mjekësor flitet se djaloshi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa ishte duke fjetur në shtrat. Kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e së martës, dhe vendi fqinjë është tronditur nga ky lajm.

Një tragjedi e tillë sjellë në kujtesën e të gjithë njerëzve që ndjekin sportin, rastin e Davide Astorit që ndërroi jetë në të njëtën mënyrë si Cittarella. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori