"Tronditet" Juventus, Ajax refuzon ofertën për De Lig
Duket se kalimi i Matthijs de Ligt për te Juventus po vështirësohet. Sipas Marca-s, zyrtarët e lartë të Ajaxit, që zotëron kartonin e qendërmbrojtësit, janë irrituar së tepërmi me klubin bardhezi, që ka arritur marrëveshjen me futbollistin për një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon pa folur ende për çmimin e kartonit.

Vetëm në një moment të dytë "Zonja e Vjetër" ka paraqitur ofertën zyrtare 55 milionë euro, plus 10 të tjerë bonuse, por që është refuzuar nga “harkëtarët” që kërkojnë të paktën 75 milionë euro.
Barcelona dhe PSG janë gati ta paguajnë shifrën e kërkuar nga Ajaxi, por nuk kanë marrë miratimin e de Ligt.

Megjithate menaxheri i De Ligt, Mino Raiola, kështu që bardhezinjtë janë të bindur se në fund futbollisti do të zbarkojë në Torino.
Shtuar më 05/07/2019, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori