Tronditet Milan, eliminohet nga Europa League (VIDEO)
Pëlqej
Milan ka pësuar një humbje zhgënjyese nga Olympiakos me rezultatin 3-1 në stadiumin "Georgios Karaiskakis", e vlefshme për UEFA Europa League.

Të pqrët që shënuan ishin vendasit me golin e Cisse në minutën e 60'.

Mbas 10 minutash Olympiakos dyfisonte rezultatin pas një autogoli të Zapatas.

Kolumbiani në minutën e 72' rregullon gabimin, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

Olympiakos shënon edhe golin e tretë ndaj Milanit me anë të Fortounis në minutën e 81'.

Pas kësaj humbje Milani eliminohet nga Europa League, ndërsa Olympiakosi kualifikohet më tej. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori