Turqit "mallkim" për Juven, Turan i jep fitoren Atleticos (VIDEO)
Atletico Madridi ka arritur ta mposhtë Juventusin (1-0) në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që i zhvillua në Vicente Calderon.
Ishte një gjysmë e parë jashtëzakonisht luftarake nga të dyja palët, ndërsa lufta ishte vendosur kryesisht në mesfushë.

Bianconerët dominuan në këtë aspekt duke kontrolluar më shumë lojën dhe duke pasur një posedim të lartë të topit.

Megjithatë, mbrojtjet e të dyja skuadrave e kryen me sukses punën e tyre duke mos lejuar që të krijoheshin momente të rrezikshme përpara dy portierëve.

Në një periudhë të gjysmës së dytë, ekipi vendas zhvilloi një lojë mjaft sulmuese duke e vënë në vështirësi Zonjën e Vjetër, mirëpo rreziku i vetëm për t’u përmendur ishte një prekje e topit me dorë nga Caceres që nuk u vërejt nga gjyqtari.

Mysafirët kthyen dominimin në qarkullimin e topit dhe organizimin e aksioneve, mirëpo ishin të pafuqishëm në fazën e fundit përpara portës.

Dhe një aksion i Los Rojiblancos rezultoi me gol. Pas harkimit të Juanfran, Arda Turan u gjend përpara portës për të shënuar (75’).

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Malmo e ka mposhtur Olympiakosin me rezultat (2-0) me dy golat e Markus Rosenberg (42’ dhe 82’).
Shtuar më 01/10/2014, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori