U dëmtua me Portugalinë, vjen lajmi i madh për tifozët e Juves
Cristiano Ronaldo u dëmtua dje me Kombëtaren e portugalisë duke braktisur ndeshjen në minutën e 30 ndaj Serbisë e cila përundoi 1-1.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësorë teksa rezultati i buletinit mjekësor i publikuar nga Juventus, tregon se portugezi vuan nga një tërheqje e lehtë muskulorë në kofshën e djathtë. Nuk është përcaktuar ende një datë fikse për rikthimin e tij, sepse gjendja do të monitorohet ditë pas dite.


"Sky Sport" bën me dije se 34-vjeçari do të qëndrojë detyrimisht pushim për dy ndeshjet e Serie A, atë ndaj Empoli dhe ndaj Cagliari. Ndërkohë që më 6 prill është sfida me Milan, që është në dyshim sipas medies italiane, por me të gjitha gjasat edhe për këtë ndeshje Ronaldo do të qëndrojë pushim, per te qene gati për sfidën me Ajax, më 10 prill.

Shtuar më 26/03/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori