U nis t'i bënte kamer të fshehtë policisë, arrestohet gazetari shqiptar
Gazetari i emisionit “Kojshia Show”, Sadri Imeri është arrestuar pasi ka tentuar të vendosë në lojë në kuadër të një kamere të fshehtë policët e Kosovës.

Imeri fillimisht kishte tentuar që t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, gjest i cili nuk përfundoi siç kishte menduar. Organet kompetente pas veprimeve të moderatorit e kishin arrestuar atë, ndërsa ky i fundit i kishte rezistuar prangave.

Prezantuesi u kishte treguar se ka qenë kamerë e fshehtë dhe se nuk ka tentuar ta shkelë ligjin.

Sadri Imeri njihet për veprime të tilla në emisionin e tij, por këtë herë paska guxuar më shumë se sa duhej.
Shtuar më 21/09/2020, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori