U sulmuan duke ngrënë bukë nga tifozët çekë me maska, "Dardanët" tregojnë dhunën e ushtruar (VIDEO)
Disa tifozë kosovarë janë sulmuar në Çeki nga një grup të tifozëve çekë me maska.

“Na kanë sulmuar ishim në pausë duke ngrënë dhe ja 30 persona na kanë rënë në shkelma dhe grushte”, ka thënë njëri nga viktimat për Klan Kosovën.

Naser Vishaj që kishte shkuar nga Austria për të parë lojën e Kosovës dhe Çekisë ka pësuar lëndime në sy.

“Kemi ardhur 30 vetë nga Austria dhe ishim duke ngrënë. Pasi dolëm nga hoteli na kanë sulmuar fizikisht dhe na kanë ndjekur persona me maska. Mua më ka ra njëri me shishe. Një shok është rrëzuar në tokë dhe pastaj me ranë mua.

“Nuk kemi thënë asgjë dhe na kanë sulmuar pa bërë asgjë. As nuk kemi provokuar”.

Ndërkaq policia çeke ka ndaluar menjëherë disa nga sulmuesit dhe po vazhdon me procedurat e mëtejme.
Shtuar më 14/11/2019, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori