UEFA përjashton nga Kupat e Europës ekipin kryesues turk (FOTO LAJM)

Tabloja e skuadrave të kualifikuara në Champions League e ardhshme është ende e paplotësuar, por me siguri nuk do të jetë Trabzonspor, që në Super Ligën Turke aktualisht ndan kreun e renditjes me Istanbul Basaksehir dhe që në 12 qershor duhet të kthehet në fushë për javën e 27-të, pasi ka kaluar faza akute e pandemisë së koronavirusit.

Adjudicatory Chamber i UEFA-s, në fakt, e ka përjashtuar Trabzonsporin nga një kompeticion UEFA në sezonet vijuese (Champions apo Europa League, edicionet 2020-21 o 2021-22).

Pra, Trabzon do të kryejë këtë dënim që sezonin e ardhshëm, duke parë se kualifikimi në Kupat e Europës është thuajse i siguruar.
Shtuar më 03/06/2020, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori