UEFA zbulon shumën përfituese të skuadrave pjesëmarrëse në Champions League këtë sezon
Të luash në kompeticion më të madh të klubeve në Europë (Champions League) do të thotë që edhe do të përfitosh një shumë të mirë të hollave nga pjesëmarrja.

UEFA ka zbuluar gjatë ditës së sotme përfitimet që do të kenë skuadrat pjesëmarrëse në Champions League në sezonin 2017/18.

Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të fitojnë së paku nga 12.7 milionë euro ndërsa kampioni i këtij sezoni pritet të fitojë 57.2 milion euro, përcjell Albeu.com.

Ndërsa këto janë përfitimet tjera për skuadrat pjesëmarrëse që radhiten në bazë të arritjeve të tyre:

– 1.5 milionë euro për një fitore në fazën e grupeve dhe gjysmë milioni euro për një barazim.

– 6 milionë euro për arritje në raundin e 16-të

– 6.5 milionë euro për arritje në çerekfinale

– 7.5 milionë euro për arritje në gjysmëfinale

– 15.5 milionë euro për fitimin e Championsit, të cilat rriten në 52.7 milionë nëse skuadra fituese ka fituar edhe 6 ndeshjet e grupit. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori