United bën mrekullinë në “Park des Princes” (VIDEO)
Manchester United bën mrekullinë përballë PSG duke kthyer disavantazhin 0-2, shkruan Albeu.com

Anglezët hapën sfidën mjaft shpej që në minutën e 2’ pas një gafe në mbrojtje Lukaku arrin të vjedhë topin dhe ta dërgojë në rrjetë.

Vetëm 10 minuta më vonë PSG barazoi rezultatin me anë të mbrojtësit Bernat duke rikthyer kështu eforinë se kualifikimi ishte i tyre.
Por gafat për parisienët nuk kishinm mbaruar ende pasi në minutën 30’ ishte radha e Buffon ta lëshonte topin nga duart duke ja dorëzuar përsëri vrasësit Lukaku që mbyll pjesën e parë në avantazhin minimal.

Pjesa e dytë do të krijonte mjaft rastë për të dyja skuadrat por goli nuk po vinte nga asnjë. Situatë kjo që favorizonte francezët pasi ishin ato që kualifikoheshin.

Minutat shtesë do të ishin decizivet pasi një top i goditur nga Dalot divijohet me dorë nga mbrojtësi i PSG ku pas një rishikimi me VAR vendoset penallti dhe i riu Rashford e çoi në rrjetë për 1-3 duke i dhënë kështu kualifikimin skuadrës së tij.

Parisi i yjeve mbetet përsëri jashtë, Champions deri tani është një mallkim për ta. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori