Manchester
United në rënie të lirë.
Skuadra e Luis van
Gaal ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat ndaj
Stoke City-it.
Skuadra e Mark Hughes ka bërë surprizën e madhe gjatë ditës së sotme duke fituar me rezultatin 2-0.
Xherdan Shaqiri luajti 65 minuta, por pa mundur që të shënojë, gjithsesi paraqitja e tij ishte e pëlqyeshme. Sa i përket golave të shënuar, ata u relizuan nga Bojan Kërkic në minutën e 15-të. Ndërkohë që golin e dytë e shënoi Arnautovic pas një goditje fantastike në hyrje të zonës.
Van
Gaal tashmë rrezikon që të ketë të njëjtën fat si Jose Mourinho disa ditë më parë.
United ka zbritur në vendin e 6-të, me 29 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2015,
ora 15:37