Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Myrto
Uzuni, u bë hit në rrjetet sociale pasi që shënoi gol ndaj Juventusit, festoi në stilin e Cristiano Ronaldos para syve të portugezit.
Uzuni është pjesë e skuadrës hungareze,
Ferencvarosi TC, të cilët u kualifikuan në Ligën e Kampionëve për herën e parë në histori të klubit, transmeton lajmi.net.Këmbëshpejti shqiptar shënoi golin e
vetëm për skuadrën e tij në humbjen 1-2 ndaj Juventus.
"Është ndjesi shumë e bukur pasi po rikthehem në formën time më të mirë. Po rikthej formën e mëparshme pasi qëndrova gjatë në shtëpi dhe pasi kalova virusin COVID-19. Jam vërtet i lumturuar", u deklarua
Uzuni. "E kisha të qartë para ndeshjes që do të luaja me lojtarë shumë të fortë. E dija dhe isha i vendosur me besim të plotë që pa nisur ndeshja se ishte një 90-minutësh të cilin do ta ndiqte e gjithë bota.
Prandaj, do të më duhej të tregoja aftësitë e mia në çdo çast, pa menduar gjatë se kë do të kisha përballë në fushë”, tha anësori i
Ferencvarosi.Kur u pyet se a ishte i qëllimshëm festimi i tij në prani të Ronaldos, ai u përgjigj se ishte diçka spontane dhe se nuk e kishte menduar, por i erdhi instinktivisht.
Shqiptari nga Berati, në fund të ndeshjes shkëmbeu
fanellën me yllin e Juventusit, ku tregoi se çka biseduan.
"I thashë,
faleminderit për
fanellën. Dhe nuk mund të rrija pa i thënë se je lojtari më i mirë në botë", tha ai.Por, që Ronaldo mu përgjigj dhe më tha: "
Faleminderit dhe
vetëm vazhdo të punosh".Në ndeshjen e fundit,
Ferencvarosi do të mundohet të sigurojë vendin e tretë dhe të kualifikohet ne Europa League.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 13:30