Vajza e Lorik Canës feston ditëlindjen e parë, publikohen pamjet nga festa (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme vajza e Lorik Canës, Enkeleida, ka festuar 1-vjetorin e lindjes. Çifti Cana janë kujdesur që për më të voglën e shtëpisë të organizojnë një festë speciale, me shumë zbukurime e ngjyra. Kanë qenë bashkëshortja e ish-kapitenit ajo që ka publikuar disa pamje nga festa për Enkeleidën, sepse Loriku është treguar shumë i rezervuar.

Monika ka postuar një foto ku shihet një pjatë me numrin 1 dhe disa shkopinjë me yje, që duhet të kenë qenë si zbukurime për tortën e ditëlindjes. Ndërsa në një tjetër foto shihet një ambient i zbukuruar me tullumbace në ngjyra të ndryshme dhe me disa vizatime e urime ditëlindje për Enkeleidën. Monika ka zbuluar se vizatimet janë bërë nga disa fëmijë, që duhet të kenë qenë të ftuar special në ditëlindjen e së voglës.

Gjatë këtij 1 viti si Loriku po ashtu dhe Monika kanë qenë shumë rezervuar, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushes së tyre. Në çdo imazh Enkeleida është shfaqur me kurriz dhe madje ka kohë që nuk kemi parë të publikojnë ndonjë foto të saj, apo të djalit Boiken. Loriku është shprehur më herët se ai nuk dëshiron të publikojë foto të djalit, sepse është pak me traditat e vjetra dhe beson se mund t’ja marrin fëmijët mësysh.
Shtuar më 16/01/2021, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori