E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Valencia-Real, Mustafi sfidon CR7-ën (FOTO LAJM)

VALENCIA (4-3-3)
Real Madrid do të testojë muskujt në "Mestalla" ku e pret Valencia e vendit të katërt. Një sfidë që për "Los Blancos" mbetet delikate sepse ekipi vendas është një nga skuadrat që aplikon stil interesant loje.

Pak javë më parë, Barcelona fitoi me një gol të Busquets në minutat shtesë, prandaj ky është një leksion që djemtë e Ancelottit e kanë mbajtur mirë.

15 ndeshje dhe 39 pikë plus një ndeshje më pak, Reali nuk e ka presionin e pikëve, por ulja e ritmit për shkak të pushimeve të festave mund të ketë ngrirë ingranazhet e skuadrës madrilene.

Nga ana tjetër, skuadra e Espirito Santos, e cila do të ketë në fushë nga minuta e parë edhe Shkodran Mustafin, ka nevojë urgjente për pikë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori