Van Basten parashikon fituesin e çiftit Juventus-Ajax
Legjenda holandeze Marco Van Basten, ka folur për sfidën e mbrëmjes së sotme në Champions mes Juventusit dhe Ajax-it. Për "Corriere di Torino" ai ka bërë edhe një parashikim për këtë ndeshje.

Juventusi do të fitojë 2-1 dhe do të shënojë sërish Kristiano Ronaldo. Ajaksi është i fortë, më pëlqen shumë si luan. Kur kanë topin, japin spektakël, por kur duhet të mbrohen, nuk e bëjnë si duhet.

Seria A? Ka një diferencë të madhe pikësh mes vendit të parë dhe vendit të dytë. Nuk është argëtues një kampionat që përfundon para kohe, madje shumë javë përpara. Skuadrat e tjera duhet të bëjnë diçka për të konkurruar me Juventusin", – ka thënë legjenda holandeze, i cili e njeh mirë futbollin italian, ku ka luajtur disa sezone me Milanin. /
Shtuar më 16/04/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori