VAR ndalon gjyqtarët anësorë të ngrenë flamurin
Pëlqej
Në Botërorin "Rusia 2018", që fillon ditën e sotme, do të përdoret sistemi i teknologjisë të avancuar "VAR", që do të bëjë të mundur ti japin zgjidhje momenteve të dyshimta gjatë lojës.

Gjithashtu anësorët e Botërorit 2018 janë udhëzuar që në episoded e dyshimta për pozicion jashtë loje ta mbajnë flamurin poshtë. Ky vendim është lajmëruar nga shefi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina.

Nëse shihni një gjyqtar që nuk ngre flamurin, ai nuk po gabon. Ata janë udhëzuar ta mbajnë flamurin poshtë në episded kur pozicioni jashtë loje nuk është i dukshëm. Nëse aksioni mbyllet me gol ose 11-metërsh, atëherë VAR do të përcaktojë rregullësinë e tij. Nëse gjyqtari do të ngrinte flamurin atëherë aksioni do të ndërpritej automatikisht, por ata do të presin pamjet filmike, gjithmonë ku ka dyshime” përfundoi Collina. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori