Vdes Kampioni i Botës në futboll (FOTO LAJM)

Heroi i Kupës së Botës 1986 Jose Luis “TataBroën ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare në vendin e tij të lindjes, La Plata në Argjentinë.

Ish-mbrojtësi argjentinash vuante prej kohësh nga "Alzheimeri".

Brown, i cili gjatë karrierës së tij u bë i njohur me nofkën “Tata”, e shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm për Argjentinën gjatë finales së Kupës së Botës 1986, të cilën Argjentina e fitoi me rezultat 3:2 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Afër fundit të ndeshjes, Tata e kishte nxjerrë nga vendi shpatullën e tij, mirëpo nuk pranoi të zëvendësohej, duke u bërë kështu njëri ndër lojtarët e preferuar të argjentinasve.

Broën luajti në Estudientes, në La Plata, për shumicën e karrierës së tij, duke i bërë rreth 300 paraqitje para se të transferohej në klubin kolumbian, Atletico Nacional. Ky transferim kishte bërë që ai të ftohet për herë të parë në ekipin kombëtar.

Ai luajti për pak kohë në Boca Juniors dhe Deportivo Espanol para Kupës së Botës 1986, mirëpo zgjedhja e tij në skuadrën e Argjentinës për Kampionatin Botëror erdhi si befasi nga trajneri Carlos Bilardo.

Broën ishte zgjedhur vetëm për të qëndruar në stol në rast se ndonjë lojtar lëndohej, mirëpo ai e fitoi një vend në formacionin e parë dhe luajti në çdo ndeshje në rrugëtimin e suksesshëm të Argjentinës në atë Botëror.
Shtuar më 13/08/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori