Vedat
Muriqi ka pasur shumë probleme prej momentit kur është transferuar te
Lazio.
Fillimisht, problemet fizike nuk e lejuan të ishte prezent në përgatitjen para sezonit dhe më pas radha ishte e COVID-19.
Tashmë vjen një tjetër dëmtim për sulmuesin, i cili ka ndjerë shqetësime në ndeshjen e fundit të Lazios përballë Zenit në
Ligën e Kampionëve.
Lojtari përfaqësueses së Kosovës ka një problem muskulor të gradës së parë dhe në këtë formë periudha e riaftësimit e detyron të qëndrojë larg fushave të blerta për 15 ditë.
Muriqi do të humbasë sfidat ndaj Udineses e Spezias në kampionat dhe atë ndaj Borusia Dortmund në
Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë se
Muriqi është ende në kërkim të golit të parë me bardhekaltrit.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 17:36