“Velodrom” sjell fat për Francën, ja numrat e frikshëm
Franca me Shqipërinë do të luajë sonte në mbrëmje në Velodrom një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e Grupit A. “Gjelat” fituan ndeshjen e parë me vështirësi 2-1 ndaj Rumanisë, ndërkohë që kuqezinjtë tanë u mposhtën 1-0 nga Zvicra, raporton Albeu.

Por si është bilanci i ndeshjeve të Francës në Marsejë? Në fakt është shumë pozitivë , pasi Franca nuk është mposhtur asnjëherë në këtë stadium në 5 ndeshjet që ka zhvilluar në gjithë historinë, duke përfshirë edhe miqësoret.

Franca në këtë stadium ka 4 fitore dhe vetëm një barazim me Jugosllavinë.

Ja të gjitha sfidat:

06/11/1965 : Francë - Luksemburg (4-0), kualifikimet për Kupën e Botës 1966;
06/04/1968 : Francë - Jugosllavi (1-1), kualifikimet për Euro 1968 ;
01/06/1984 : Francë - Ecosse (2-0), ndeshje miqësore ;
20/01/1999 : Francë - Marok (1-0), ndeshje miqësore ;
16/08/2000 : Francë – seleksionim të FIFA-s (5-1), ndeshje miqësore

Shtuar më 15/06/2016, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori