Vendimi nga mbledhja e UEFA-s, 3 gushti afati i fudit për të mbyllur kampionatet
Takimi i UEFA-s që u mbajt sot në Nyon të Zvicrës nëpërmjet video-konferencave ka konfirmuar indikacionet e ditëve të fundit përsa i përket datës se kur duhet të përfundojë sezoni futbollistik 2019-2020.

Si afat i fundit për të mbyllur kampionatet kombëtare është përcaktuar 3 gushti me 55 federatat europiane që deri në datën 27 maj duhet të kenë paraqitur planin dhe kalendarin e ri për rifillimin e kampionateve dhe datave kur do të luhen ndeshjet. Në datën 3 gusht federatat e futbollit duhet të dërgojnë te UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në edicionin e ardhshëmKupave të Europës.

Nëse kushtet e reja sanitare që do të merren nuk do të ofrojnë sigurinë maksimale për futbollistët, atëherë mund të shkohet drejt përfundimit të parakohshëm të kampionateve siç ka ndodhur në Belgjikë dhe Skoci dhe pritet të ndodhë edhe në Holandë, dhe nëse kjo ndodh do të jenë federatat e futbollit që do të dërgojnë në UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në edicionin e ardhshëmKupave të Europës dhe jo ligat e futbollit.
Shtuar më 23/04/2020, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori