Vetëm sa shtohen dyshimet për shortin, "profecia" e Romës rezultoi e vërtetë (FOTO LAJM)

Ndonëse shorti pritej me emocion, mesa duket për drejtuesit e Romës aspak!

Në rrjetet sociale te klubi kryeqytetas filluan të shiteshin 1 orë para shortit të Championsit bileta për dy ndeshjet e dy javëve të ardhshme, që korenspondojnë me Genoan dhe ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Chmpionsit, që për romanët nuk është më i panjohur. Ata nxorrën në shitje biletën kundër Liverpoolit, postim ky që u fshi shumë shpejt, përcjell Albeu.com.

Por pas shortit rezultoi që biletat janë të sakta dhe rivali i romanëve do të jetë po ai që ishte në biletën e tyre. E si ka mundësi kjo? Një shaka e tillë nuk është e pranueshme pasi siç e dimë bileta ka një kosto kur nxirret për tu shitur. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2018, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori