VIDEO/ Beiruti i godit nga një raketë: Videoja bën namin në rrjetet sociale
Më tepër se 130 të vdekur, rreth 5 000 të plagosur, shumë të humbur dhe gati 5 miliard dollar dëme materiale.

Ky është bilanci paraprak i shpërthimit të mëdha të dy ditëve më parë në Beirut, ndërsa autoritetet nuk e kanë ende të qartë plotësisht se çfarë e shkaktoi tragjedinë, shkruan albeu.com.

Autoritetet fajësuan sasinë prej 2 700 ton nitrat amoni të braktisur në magazinat e portit prej disa vitesh, ndërsa në rrjetet sociale kanë filluar spekulimet për një raketë.

Në një video të shpërndarë gjerësisht orët e fundit duket diçka që lëviz me shpejtësi në drejtim të vendit të shpërthimit.

Ka mjaft prej përdoruesve të rrjeteve sociale që shprehen se bëhet fjalë për një raketë, ndërsa të tjerë pretendojnë se nuk është asgjë tjetër përveç se një zog që fluturon.



Në një video tjetër duket edhe momenti kur zogu fluturon me shpejtësi në një kënd që duket sikur është pranë zonës së shpërthimit.

Spekulimeve i dha krahë edhe deklarata e parë e Presidentit Donald Trump, i cili tha se ajo që ndodhi në Beirut ishte një sulm dhe jo incident. Pas kësaj ishte Departamenti i Mbrojtjes që theksoi se nuk ka të dhëna për një sulm, ndërsa gjatë ditës së djeshme, gjatë një diskutimi me gazetarët Trump tha se nuk dihej ende saktësisht se çfarë ndodhi.

"Nuk dihet ende çfarë ndodhi, ishte një sulm apo një incident", theksoi Trump.
Shtuar më 06/08/2020, ora 10:50
Tage: beirut raketa
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori