Vinicius: Mbrojtësi spanjoll më i fortë është Pike, marrëdhënie të mira me Benzema
Bënë shumë bujë fjalët e Benzema në pushimin e ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve, teksa i fliste bashkëkombasit të tij Mendi, se nuk duhej që në fushë t’ia pasonte topin Vinicius Xhunior pasi ai luante më shumë sipas mendjes së tij dhe jo shumë për ekipin.

Megjithatë, ka qenë vetë braziliani, i cili ka menduar të shuajë çdo polemikë teksa së fundmi shprehet se ka marrëdhënie të mira me Benzema, ndërsa zgjedh edhe mbrojtësin më të mirë spanjoll.

“Me Benzema kam marrëdhënie të mira jashtë fushës, ashtu si edhe me Lukas Vaskez. Me ato flas shumë jashtë fushe. Edhe me Modriç gjithashtu, më pëlqen të ulem me të gjatë kohës kur hamë drekë. Mbrojtësi më i fortë spanjoll, por që nuk ka qenë pjesë e Real Madrid? Atëherë, them Pike”, u shpreh Vinicius.
Shtuar më 08/11/2020, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori