Virgil van Dijk lojtari i vitit në Premier League
Virgil van Dijk është shpallur Futbollisti i Vitit 2019 nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, duke e mposhtur sulmuesin e Manchester City, Raheem Sterling, në garë për këtë çmim.

Njoftimi zyrtar do të bëhet të enjten, por qendërmbrojtësi i Liverpoolit e ka marrë mbështetjen e futbollistëve profesionistë për kontributin e tij të shquar në mbrojtën më të mirë në Premierligë këtë sezon.

Holandezi ishte në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar në listën e ngushtë bashkë me Sadio Mane, Raheem Sterling, Sergio Aguero, Bernardo Silva dhe Eden Hazard.

Triumfi i Van Dijk nënkupton se ky çmim mbetet në Liverpool, pasi Mohamed Salah e kishte fituar vitin e kaluar. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2019, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori