Vjen goli i dytë për Bekim Balajn
Pëlqej
Bekim Bala ka shënuar sonte në fitoren 4-1 të Spartës së Pragës me Slovan Liberecin.

Ky ishte goli i dytë për të në tre javë kampionat. Bala shënoi golin e parë duke i hapur rrugën e fitores skuadrës së tij që arriti ta mbyll ndeshjen me rezultatin 4-1. Kjo fitore e ka ngjitur në vendin e parë me pikë të plota Slavian e Pragas, duke e konsoliduar në këtë mënyrë statusin e favoritit për titullin kampion këtë sezon në futbollin çek.

Ky moment i mirë i Bekim Balës është një lajm shumë pozitiv edhe për trajnerin e kombëtares Xhani De Biasi që mund ti besojë një alternativë më shumë në eliminatoret e Europianit ‘Francë 2016’.

Shtuar më 10/08/2014, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori