"Nëse skuadra humbet nuk kryen marrëdhënie", Wanda Nara nxjerr "zbuluar" Icardin (FOTO LAJM)

Wanda Nara ka pranuar në mënyrë tronditëse se sulmuesi dhe bashkëshorti i saj, i cili luan për Paris Saint-Germain, Mauro Icardi refuzon seksin me të nëse skuadra e tij humbet.

Icardi, 27 vjeç, kaloi sezonin e kaluar në huazim në kryeqytetin francez përpara se të bënte kalimin e tij të bujshëm nga Interi në PSG për një blerje, e cila kushtoi rreth 54 milionë paund (58.1 milionë euro).

Ish-kapiteni i Interit bëri 34 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi 20 herë dhe regjistroi katër asistime ndërsa PSG përfundoi duke fituar tri trofe brenda Francës, shkruan SportBible.

Icardi nuk u paraqit në ndeshjen e parë të sezonit të PSG-së në ligë pasi thuhet se doli pozitiv për coronavirus së bashku me shokët e tjerë të skuadrës Marquinhos dhe Keylor Navas.

Wanda është bërë një figurë e diskutueshme pasi ajo u nda me ish-shokun e skuadrës së Icardit, Maxi Lopez për t’u lidhur më pas sulmuesin e PSG-së. Lopez, 36 vjeç, ka akuzuar më parë bukuroshen bionde se e tradhtoi atë ndërsa ishin të martuar.

Sidoqoftë, Wanda i ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendoi se marrëdhënia e saj me Icardit nuk filloi derisa u kthye në Argjentinë.

Shtuar më 11/09/2020, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori