Xavi tregon arsyet pse Neymar u largua nga Barcelona, nuk ndjen habi
Pëlqej
Sipas ish-mesfushorit të Barcelonës, Xavi, Neymar theu lajmet për dëshirën e tij për të lënë Barcelonën në dasmën e Lionel Messi në muajin qershor.

Futbollisti brazilian këmbëngul se vendimin për të pranuar propozimin e PSG-së e mori vetëm dy ditë përpara se marrëveshja të përfundojë. Por, Xavi ka treguar se Neymar e bëri të qartë se dëshironte të largohej nga Camp Nou në dasmën luksoze të Messit dhe Antonella Roccuzzos në Rosario.

“Ai na tha në dasmën e Messit se donte të ndryshonte ekip”, ka thënë fillimisht Xavi për BBC World Service.

“I thashë atij: ‘Por, pse?’ [Ai tha] “Nuk jam i lumtur në Barcelonë, unë preferoj të largohem, të kem një eksperiencë të re në Paris Saint-Germain, së fundi, ishte vendimi i tij”.

Ish-mesfushori spanjoll ka folur edhe për skuadrën e PSG-së, për të cilët mendon se me organikën që kanë mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Unë mendoj se, me Neymarin, me Mbappen, Paris Saint-Germain kanë një shans të madh për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon”, përfundoi spanjolli. / albeu.com /
Shtuar më 20/10/2017, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori