Xherdan Shaqiri është shëndërruar një lider tek
Liverpooli dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. 27 vjecari me orgjinë shqiptare, së fundmi realizoi golin e 3 në ndeshjen ndaj Neëcastle të cilën
Liverpooli e fitoi 4-0 duke blinduar kreun e
Premier League, shkruan Albeu.com.
Edhe pse në fillim te sezonit ai nuk e kishte vendin e titullarit të sigurtë ai tashmë pak nga pak po fiton vendin në formacionin e Jurgen Klopp.
Edhe pse konkurenca është e madhe te të kuqtë,
Shaqiri po ia del me sukses të fitojë një vend titullari teksa këtë e ka treguar në ndeshjet e fundit duke gjetur rrugën e rrjetës.
Ndërkohë deri më tani ai është aktivizuar në 14 ndeshje teksa ka shënuar 6 gola. Një ecuri fantastike për shqiptarin dhe ta mendosh që ka vetëm 5 muaj tek
Liverpooli i blerë nga Stoke për 13 milion euro duke u ambjentuar shumë shpejt.
Në rast e
Liverpooli shpallet kampion i
Premier League, një meritë të madhe ka dhe
Xherdan Shaqiri, i cili ka gjithtë fazën e dytë përpara për të ndihmuar më shumë Liverpoolin. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018,
ora 09:59