Xhungla ka vetëm një mbret! Mayweather i përgjigjet sfidës së Khabib-it
Floyd Mayëeather i është përgjigjur sfidë publike që Khabib i bëri atij dje duke thënë se në xhungël ka vetëm një mbret dhe ai sigurisht që ishte dagestanasi.

Por, Floyd e ka marrë me të qeshur duke qenë se ata garojnë ne kategori të ndryshme.

Përmes një postimi në Instagram, Floyd flet për spektakël duke lënë të kuptohet se e pranon sfidën e Khabibit.

"Shikoni se më ka sfiduar Khabib. Le te fillojë Shoë. Le ta bëjmë Las Vegasin sërish të madh", ka shkruar Floyd duke luajtur kështu edhe me sloganin e fushatës së Donald Trump.

Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim, nëse vërtetë do të ketë një ndeshje mes tyre, e cila edhe nëse ndodh do të jetë thjesht shoë, apo gjithçka do të mbetet në kuadër të marketingut. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2018, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori