Ylli i Realit akuzohet për komplot ndaj trajnerit që ai të shkarkohej
Një skandal i vërtetë është zbuluar në kombëtaren e Kosta Rikës. Tre lojtarë mes tyre edhe Keylot Navas i Real Madrid mësohet se kanë këcënuar federatën me humbje të qëllimshme të ndeshjeve për të shkarkuar ish-trajnerin Jorge Luis Pinto.

Sipas së përditshmes “AS”, Adrian Gutierrez, ish-pjesëtar i federatës së Kosta Rikës ka thënë se Keylor Navas, Bryan Ruiz dhe Celso Borges kanë kërcënuar se do të humbin me qëllim disa ndeshje për të shkarkuar ish-trajnerin Jorge Luis Pinto. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas Botërorit të vitit 2014. Ndërkohë që lojtarët kanë mohuar akuzat dhe pritet ta denoncojnë për shpifje. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2018, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori