Zbardhen mesazhet në telefonin e Sala para se të udhëtonte
Willie McKay agjent i futbollit, i ka publikuar mesazhet që i kishte shkëmbyer i biri i tij, Jack McKay, me Emiliano Salan para se ai të zhdukej.

Në këto mesazhe zbulohet se McKay e kishte organizuar udhëtimin e argjentinasit, mirëpo nuk ishte përfshirë në procesin e zgjedhjes së aeroplanit apo pilotit.

Kërkimi për sulmuesin argjentinas, i cili u transferua te Cardiff City javën e kaluar, përfundoi të enjten, pasi që policia e Guernsey vendosi të mos e vazhdojë këtë proces për shkak se nuk gjeti asnjë shenjë të aeroplanit gjatë tri ditëve të kërkimit.

Shkëmbimi i plotë i mesazheve mes McKay (njëri ndër bashkëlojtarët e Salas në Cardiff) dhe Salas:

E premte, 18 janar

19:43 – Jack McKay: "Babai im më tha se ti je duke shkuar në shtëpi nesër. Ai mund të ta organizojë udhëtimin për të ardhur ti direkt në Nantes dhe të kthehet në Cardiff të hënën, në një kohë të përshtatshme për ty, në atë mënyrë që ti të kthehesh të martën në ushtrime.”

19:51 – Emiliano Sala: "Ah, kjo është e mrekullueshme. Unë sapo isha duke kërkuar nëse kishte ndonjë fluturim për në Nantes nesër".

19:56 – Jack McKay: "Ai tha se mundet të ta organizojë një aeroplan për të të sjellë direkt në Nantes".

19:56 – Emiliano Sala: 'Sa do të kushtojë?"

19:56 – Jack McKay: "Asgjë. Ai tha se nëse më ndihmon të shënojë gola, atëherë s’ke nevojë të paguash".

19:59 – Emiliano Sala: "Hahaha me kënaqësi".

20:00 – Emiliano Sala “Do të shënojmë shumë gola".

20:01 – Emiliano Sala: "Unë dua të shkoj nesër në Nantes, rreth orës 11:00 dhe të kthehem të hënën në mbrëmje, rreth orës 21:00, në Cardiff, nëse është e mundur”.

20:05 – Jack McKay: "Mirë. Do të ta dërgoj një mesazh kur gjithçka të jetë gati".

E diel, 20 janar

17:00 – Jack McKay: "Përshëndetje, a ke mundësi të kthehet në orën 19:00 të hënën në mbrëmje? Sepse piloti duhet të udhëtojë edhe më në veri për në shtëpi, pasi që të të kthejë ty në Cardiff".

17:01 – Emiliano Sala: "Përshëndetje, 19:30 do të ishte në rregull".

17:03 – Jack McKay: "Po, mirë".

17:05 – Emiliano Sala: "[fotografi e valixheve] A mund ta pyesësh nëse mund ta marrë këtë me vete në aeroplan?”

17:05 – Jack McKay: "Në rregull, mirë".

17:07 – Emiliano Sala: "Por, a do të jetë në rregull për aeroplan?"

17:07 – Jack McKay: "Po, ka hapësirë në aeroplan për valixhen tënde".

17:12 – Emiliano Sala: "Në rregull".

E hënë, 21 janar

16:16 – Jack McKay: 'Do të të thërras pas disa minutash".

16:23 – Jack McKay: "Ai tha se është e njëjta kompani".

16:27 – Emiliano Sala: "Në rregull, faleminderit".

Sala kishte udhëtuar me të njëjtin aeroplan edhe për udhëtimin e tij nga Cardiffi në Francë dhe sapo kishte zbritur, u kishte thënë miqve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij se udhëtimi nuk kishte qenë i rehatshëm.

Shtuar më 26/01/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori