Zbardhet formacioni i Shqipërisë ndaj Katarit (FOTO)

Pas disa ditësh përgatitje, sot lojtarët do të jenë përpara një testi. Duke qenë se ka ende 48 orë deri në dorëzimin e listës përfundimtare në UEFA për Europianin, kuqezinjtë duhet ta bindin trajnerin që të mos i lërë jashtë për Europianin.

Në miqësoren e orës 17:30, përballë do të jetë Katari, ata do të provojnë që të vënë në zbatim skemat dhe ushtrimet taktike që kanë përgatitur deri tani.

De Biazi pritet të hedhë një formacion me skemë 4­4­1­1, me Berishën në portë, Hysajn, Mavrajn, Ajetin e Alijin në mbrojtje, Lilën, Bashën, Lenjanin e Roshin në mesfushë dhe Gashin pas sulmuesit të vetëm Cikalleshi. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2016, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori