Zbulohen dy futbollistët e Atleticos të infektuar me koronavirus
Disa ditë para ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid ka njoftuar se dy lojtar kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se dy të infektuarit janë Angel Correa dhe Sime Vrsaljko.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra edhe pse dje ka thënë se do të mbetet konfidenciale.

Ata janë izoluar në shtëpitë e tyre derisa skuadra do të ritestohet përsëri në mënyrë që të jenë të sigurt para ndeshjes me Leipzig.
Shtuar më 10/08/2020, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori