Zbulohen "prapaskenat", Ronaldo nuk u largua për çështje parash
Pëlqej
Prej ditësh Cristiano Ronaldo është kthyer në temën kryesore të mediave sportive.

Kalimi i tij te klubi i Juventus bëri shumë bujë dhe ende vazhdon të flitet.

Së fundmi në mediat italiane dhe ato spanjolle po hulumtohet mbi arsyet e Ronaldos që e çuan të marrë një vendim të tillë.

Të gjithë po e lidhin me çështjen e parave por nuk është kjo pasi "Gazzetta dello Sport" ka raportuar se Ronaldos i është ofruar një shumë prej 40 milion eurove për të qëndruar te klubi i Real Madridit por ai e ka refuzuar.

Kjo na bënë të mendojmë se Ronaldo ka qënë i pakënaqur në Madrid dhe paratë nuk kanë të bëjnë me lëvizjen e tij raporton albeu.com

Nga ana tjetër edhe CEO i Juventusit, Beppe Marotta ka deklaruar se Ronaldo ka shprehur vetë dëshirën për të ardhur te klubi i Juventus dhe zyrtarët e klubit "bardhë e zi" thjeshtë kanë negociuar për të.

Lajme të tjera raportojnë se Ronaldo është transferuar te Juventus për shkak të tifozëve pasi në Madrid jo të gjithë e donin dhe ka pasur raste që edhe vërshëllyer ndërsa te Juventus edhe në momentin që shënoi gol kundër tyre tifozët e kanë respektuar duke e duartrokitur. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori