Zbulohet arsyeja e largimit të Pochettinos nga Tottenham
Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Tottenham Hotspur.

Argjentinasi është shkarkuar pas 5 vitesh në drejtim të "Gjelave", me të cilët nuk arriti thuajse gjithçka, përveçse asaj finaleje të Champions League të humbur ndaj Liverpool.

Rezultatet e këtij sezoni nuk janë të mira, gjithsesi, përplasjet duket se kanë qënë shkaku kryesor që kanë dërguar në "divorc" palët. Pochettino kërkoi në korrik instalimin e një sistemi kamerash në ambientet e fushës stërvitore të londinezëve.

Propozim që nuk ka marrë miratimin e presidentit, Daniel Levy, i cili refuzoi të paguajë koston prej 80 mijë paund. Vendim disi i çuditshëm ky nga ana e numrit 1 të Tottenham, që nuk ka shijuar mirë te Pochettino.

Humbja e ndikimit në skuadër duket se e ka shtyrë argjentinasin që të jap dorëheqjen dhe Tottenham të gjej zëvendësuesin e tij. Mëngjesin e sotëm, "gjelat" kanë konfirmuar në stol, Jose Mourinho.

Luzitani ka detyrën e vështirë në kryeqytetin britanik, ku fillimisht duhet të kthej besimin te tifozët dhe më pas të tentoj tituj.
Shtuar më 20/11/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori