Zbulohet çfarë do të bëjë Dybala kur të kthehet nga pushimet
Paulo Dybala flitet se do të largohet nga Juventusi, me një destinacion të mundshëm Anglinë ose Francën.

PSG dhe Manchester United kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e lojtarit prej kohësh dhe së shpejti pritet të nisin negociatat me klubin bardhezi.

Së fundmi në garë është edhe Tottenhami, të cilët thuhet se janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e “Zonjës së Vjetër”, për të transferuar sulmuesin argjentinas në Angli.

Mirëpo sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, lojtari ka vendosur të qëndrojë në Torino, dhe nuk dëshiron të largohet nga Italia.

26-vjeçari do të kthehet më 1 gusht nga pushimet dhe do të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, me Sarrin që mendon ta aktivizojë si sulmues të dytë lojtarin argjentinas.

Dybala luan prej 4 sezonesh tek Juventusi, dhe vitin e fundit nuk ka shfaqur një formë të mirë, por shpreson të rikthehet në formën e tij më të mirë, në sezonin e ri.
Shtuar më 28/07/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori