Zbulohet për kë votoi Shqipëria për Botërorin 2026
Pëlqej
Sot gjatë kongresit të FIFA-s në Rusi është vendosur edhe vendi pritës i Botërorit 2026.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s Botërori nuk do të luhet vetëm në një shtet por në disa dhe për këtë arsye janë zgjedhur 3 shtete, në kontinentin e Amerikës, SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Propozimi për këto shtete arriti të siguronte 134 vota, kundrejt 65 votave në favor të shtetit të Marokut që ishte kandidat për të zhvilluar Botërorin.

Mes 2 kandidaturave, Shqipëria votoi për Marokun, që të ishte ky shtet organizuesi i Botërorit të vitit 2026, por me sa duket vota e Shqipërisë ka shkuar dëm. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori