Zbulohet skandali i Ronaldinhos, jetonte me dy gra njëkohësisht në të njëjtën shtëpi
Ronaldinho ka qenë një nga futbollistët me një talent shumë të madh.

Braziliani bënte diferencën në fushë dhe emri i tij shënohet me germa të arta në historinë e futbollit.

Karriera e Dinjos nuk ka qenë dhe aq e lakmueshme, pasi ish-sulmuesi nuk ishte shembull në jetën e tij personale.

Ai pëlqente së tepërmi jetën e natës, alkoolin dhe femrat e bukura. Çmenduria e brazilianit ka shkuar deri në atë pikë sa ka bashkëjetuar me dy gra në të njëjtën kohë dhe të njëjtën shtëpi. Ronaldinho jetonte njëkohësisht me Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza.

Të dy gratë ndanin të njëjtën çati në një vilë 5 milionë dollarësh në Rio. Ata nuk flinin kurrë në një dhomë së bashku me brazilianin, por kishin dhoma të ndara dhe sulmuesi flinte një natë me Priscillan e natën tjetër me Beatriz. Praktikisht, çmenduri!
Shtuar më 15/07/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori