Zbuloni listën e 10 sportistëve më të pasur evropianë për vitin 2017
Sipas revistës Forbes, sulmuesi i Realit të Madridit ka përfituar plot 93 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar.

Sigurisht që tek të ardhurat e tij, përveç pagës që përfiton si futbollist i “Los Blancos”, përfshihen edhe përfitime të shumta nga të drejtat e imazhit.

Pas “yllit” portugez vjen tenisti Roger Federer, me 64 milionë dollarë, ndërsa i treti, golfisti Rory McIlroy me plot 50 milionë dollarë të përfituar vetëm gjatë vitit të kaluar.

Sigurisht që nuk mund të mungonte në listën e sportistëve europianë më të paguar me plot 46 milionë dollarë, Lewis Hamilton, pas të cilit, me 38.5 milionë, vjen një tjetër pilot i Formula 1, Sebastian Vettel.

I gjashti renditet tenisti serb, Novak Gjokoviq, ndërsa plotësojnë 10-shen Fernando Alonso, Gareth Bale, Conor McGregor dhe Zlatan Ibrahimovic.

“Top 10” – Sportistët më të pasur:


1 – Cristiano Ronaldo 93 milionë dollarë

2 – Roger Federer 64 milionë dollarë

3 – Rory McIlroy 50 milionë dollarë

4 – Lewis Hamilton 46 milionë dollarë

5 – Sebastian Vettel 38.5 milionë dollarë

6 – Novak Gjokoviq 37.6 milionë dollarë

7 – Fernando Alonso, 36 milionë dollarë

8 – Gareth Bale 34 milionë dollarë ,

9 – Conor McGregor 34 milionë dollarë

10 – Zlatan Ibrahimoviq 32 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori