Zemra e Maradonës peshonte dyfishin e asaj normale
Zemra e Diego Armando Maradonës, e marrë gjatë autopsies, peshonte dy herë më shumë se ajo normale.

Ky është rezultati, sipas mediave vendase, ndërsa nesër parashikone të kryhen testime të tjera laboratorike, si pjesë e raporteve plotësuese të kërkuara nga mjekët ligjorë, të cilët kryen autopsinë, raporton Ora News.

Bëhet fjalë për studime toksikologjike, përmes të cilave do të përpiqen të përcaktojnë nëse Maradona kishte gjurmë të alkoolit, ilaçeve ose ndonjë lënde tjetër në trup para vdekjes si dhe analiza histopatologjike, të cilat studiojnë organet dhe indet.

Zemra e Maradonës

Seksioni i patologjisë do të funksionojë në zemrën e Maradonës, i cili, sipas mjekëve ligjorë që kryen autopsinë, vuante nga “kardiomiopatia e zgjeruar” dhe peshonte më shumë se 500 gramë, gati dyfishi i peshës së një zemre normale, përcjell Ora News.

Në të njëjtin laborator, nesër do të fillojë edhe analiza e mostrave të urinës, gjakut dhe shtupës së hundës të marra nga autopsia për studime toksikologjike.
Shtuar më 01/12/2020, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori